
Pas një sërë rastesh, ku njerëz të thjeshtë dhuruan ndoshta gjithçka patën për familjet e prekura nga tërmeti, një tjetër qytetar emocion me gjestin e tij humanitar. Në një telefonatë me emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ai u shpreh se do të dhurojë të gjithë siguracionin e jetës për familjet e prekura nga tërmeti.
“Po i bie shkurt se nuk kam fuqi. Jam një pacient i Onkologjikut,” thotë 33-vjeçari duke zbuluar se vuan nga kanceri. Në vijim, tha se “Zoti nuk e deshi që ai të jetojë”, ndaj të gjitha paratë dëshiron t’i dhurojë te të tjerët.
“Zoti nuk e deshi që unë të vazhdoj [jetën], ose më saktë Zoti ma priftë sa më mirë atje ku do të vete. Kam një siguracion jete që e kam firmosur sot [i cili] shkon diku te 38,000 euro dhe dua t’i dhuroj për të gjithë ata që kanë mundësi të jetojnë.”
“Jam vetëm 33 vjeç,” përfundon ai, i cili sërish na kujtoi se njerëzit më të pasur të këtij vendi jo detyrimisht kanë miliona.
No comments:
Post a Comment