Friday, December 6, 2019

Rama: Japim 20 mln lekë në dorë për ata që duan ta ndërtojnë vetë shtëpinë në fshat

Kryeministri Rama: Mos përhapni panik për banesat pa u vlerësuar dëmet! Ekipet e huaja jo thjesht garanci teknike

Kryeministri Edi Rama tha sot se kush e ndërton shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 mln lekë në dorë.
Deklarata erdhi gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, mëngjesin e së premtes.
“100% të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65% e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim, ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte.
Thjeshtë një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm. Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale.
Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë t’u japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat.
Shtëpitë indiviuuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë” – tha Rama./a.r

No comments:

Post a Comment